Infektologu kosovar: Kemi raste të vogla por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë komod e të dalim

Infektologu Murat Mehmeti, ka folur lidhur për rezultatet e mbrëmshme të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Mehmeti ka thënë për Klan Kosova se nuk duhet të qëndrojmë komod.

“Është e vërtetë që në krahasuar me ditët e tjera në Klinikën tonë ne i kemi liruar 10 pacientë, kurse i kemi pranuar dy pacientë. K

y është një lajm i mirë, por ne duhet të zbatojmë masat e rekomanduar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Ai foli edhe për gjendjen e pacientëve të pranuar sot në Klinikën Infektive.

“Kemi pasur një pacient që ka qenë duke pritur rezultatet dhe po ashtu është në dializë.

Tani e kemi konfirmuar që është pozitiv me Covid.

Gjithashtu kemi të bëjmë edhe më një pacientë tjetër që është në dializë.

Gjendja e tyre është stabile”.