Web Analytics
BallinaUncategorizedInter nuk ia del sërish, futet në krizë nga Lecce

Inter nuk ia del sërish, futet në krizë nga Lecce

Inter vijon të humb terren në krye të Seria A.

Zikaltërit kanë bërë një takim fotokopje të një jave më parë, teksa kanë barazuan me rezultatin e njëjtë, 1-1 përballë Lecce.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Bastonit, ekipi i Antonio Conte lëshoi pe, duke u kapur “mat” nga kundërshtari, që shënoi me anë të Mancosu.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Interin, që ngeci në 1-1 edhe në javën e shkuar ndaj Atalantës.

Pikë që e mban pas krahëve të Juventusit me 1 pikë më pak, por me torinezët që kanë edhe një takim për të rikuperuar.

Ndërkohë, ky rezultat rrezikon rrëshkitjen e Interit në tabelën e klasifikimit, pasi numëron vetëm 2 pikë më shumë se Lazio, që javën e ardhshme luan derbin e kryeqytetit me Romën.

Rrjetet Sociale

630,225FansaPëlqeje
28,214NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit