Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALEIntervista e pazakontë e Princit Harry: Bëra atë që çdo bashkëshort apo...

Intervista e pazakontë e Princit Harry: Bëra atë që çdo bashkëshort apo baba do të bënte

“Ne kurrë nuk u larguam nga familja mbretërore”, deklaroi Princ Harry në një intervistë për “The Late Late Show” me James Corden-in, derisa shtoi se ai bëri atë që çdo bashkëshort apo baba do të bënte.

Bashkëbisedimi në fjalë u xhirua pak para se ai dhe bashkëshortja Meghan Markle të konfirmonin se ata nuk do të riktheheshin në detyrat e tyre si anëtarë të pallatit mbretëror.

Intervista interesante u zhvillua në një autobus të Los Angeles-it dhe në çastin kur gazetari Corden i kërkoi Harry-t të paguante ky i fundit u përgjigj me humor:

Ne mbretërorët nuk mbajme para.

Është hera e parë që po udhëtoj me një autobus, sepse nuk na lejohet”.

Gjatë udhëtimit, ata ndaluan në shtëpinë ku u xhirua sitcom-i i vitit 1990, “The Fresh Prince Of Bel-Air” dhe Harry këndoi këngën hyrëse të çdo serie,  në original nga Will Smith.

Më pas ata telefonuan Meghan-in, e cila në përgjigje  të Corden-it për ta blerë shtëpinë ku tanimë ndodhen, ajo u përgjigj:

“Besoj se kemi bërë mjaftueshëm ndryshime”.

Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, duke u larguar për të vazhduar të qetë jetën e tyre.

Shumë shpejt, vogëlushi Archie do të jetë vëlla i madh, pasi Meghan është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

Largimi i çifitit nga pallati mbretëror ishte më i komentuari i kohëve të fundit, derisa u tha se Mbretëreshës nuk i kishte pëlqyer aspak ky vendim, megjithëse kishte vendosur ta respektonte.

Familjarët u dukën se nuk ishin dakord, por mediat e huaja bëjnë të ditur se ishte një person mes tyre i cili mbështeti largimin e Harry-t dhe Meghan-it.

Bëhet fjalë për hallën e Dukës, Princeshë Anne.

Ajo është shprehur se largimi i çiftit ishte gjëja më e mirë që mund të bënin./Express/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit