Një i mitur nga Vitia ka publikuar video me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok, e arma e publikuar dyshohet se ka qenë e babait të tij, i cili është zyrtar policor.
Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin, se lidhur me rastin kanë iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK ka trajtuar rastin për pjesën e përgjegjësisë për pakujdesinë e zyrtarit në raport me armën zyrtare. Me rekomandim të IPK-së policia ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Ndryshe, sot policia konfirmoi se rasti ka ndodhur në Viti.
“Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/