Irina Shayk pozon duke e puthur këtë mashkull, kush është ai?

Modelja e njohur me origjinë ruse, Irina Shayk, është një nga modelet më të bukura dhe më të njohura në botë në fushën ku vepron.

Ajo ndër vite ka qenë një personazh mjaft i përfolur dhe në fokus të mediave rozë, për shkak të jetës së saj private, shkruan Indeksonline.

Irina fillimisht mori vëmendjen për lidhjen e saj me futbollistin Cristiano Ronaldon, ndërsa pas ndarjes nga ai, ajo u lidh me aktorin Bradley Cooper.

As ‘dashuria’ me aktorin Cooper nuk i zgjati, duke u ndarë, por ata ende i mbanë të bashkuar vajza e tyre e vogël.

Së fundmi Irina ka pozuar duke e puthur në faqe një mashkull, i cili është Mert Alas, një fotograf mode i cili duket se bashkëpunon me Irinën.

Ajo me këtë puthje i ka uruar atij ditëlindjen, duke ja uruar gjitha të mirat. /Indeksonline/