Isa Mustafa: Ministrat dhe zv.ministrat e mi do vazhdojnë punën, jemi në kohën e pandemisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga qeveria në dorëheqje.

Mustafa ka thënë se si kryetar i partisë, në kohën e pandemisë nuk do t’i tërheqë njëanshëm as ministrat e as zëvendësministrat.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë nëse do të vazhdojë të punojë me ta.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 26. März 2020