Isa Mustafa në krizë për numrat për Qeverinë, një deputet i minoriteteve nuk do të votoj

Deputeti Elbert Krasniqi nga IRKD, ka deklaruar se ka disa ditë që nga partitë politike po i shkojnë oferta të ndryshme për të dhënë votën për krijimin e qeverisë së re.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ai nuk do të votojë një qeveri e cila formohet pa fituesin e zgjedhjeve.

“Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.

Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre.

Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari”, ka shkruar ai.