Isa Mustafa: Nuk kam asnjë favorit për kryetar të LDK-së

Ka përfunduar takimi i kryetarit në dorëheqje të LDK-së Isa Mustafa me kryetarët e degëve.

Ai pas takimit është deklaruar duke thënë se nuk ka asnjë preferencë për personin që do ta pasojë.

“Diskutimi ka qenë për përgatitjet.

Kuvendi do të mbahet me 14 mars, nga degët është kërkuar që të organizohen, sepse tek ne degët i dërgojnë kandidatët për Kuvend.

Të bëhen përgatitjet e duhura dhe të shkojnë procedura siç duhet”, tha Mustafa.

“Nuk kemi diskutuar për ndonjë kandidatë sepse ajo është çështje e Kuvendit.

Unë si kryetar i LDK-së akoma jam përgjegjës që të mbahet një Kuvend i rregullt, të zbatohet statusi i LDK-së”, tha Mustafa.

Ai ka treguar se nuk ka kandidatura zyrtare, dhe se i presin në Kuvend të partisë.

I pyetur se këndë e preferon për kryetar të partisë ai është përgjigjur kështu.

“Nuk kam ndonjë preferencë.

Me çfarë të drejte mund t’i jap ndonjë kandidati preferencë unë si kryetar, dhe nuk është e mirë të insistoni për emra konrekt.

Preferenca ime është që në krye të LDK-së të vijë dikush që do ta sjell përpara LDK-në në fitore të reja”, tha Mustafa./kosovarja