Isa Mustafa tregon përse nuk ia uroi Vetëvendosjes fitoren

Isa Mustafa ka treguar përse nuk e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa thotë se të pe.nalizohet LDK-ja është si.njal i keq për të ardhmen e Kosovës.

Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mi, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj.

Jo se e urr.ej, por se nuk ia dua vendit tim të udhehiqet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK-ja nuk heq dorë nga ata.

Sepse LDK-ja nuk dorëzohet.

Do të kthehet edhe më e fortë.

Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat e tjera.

Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë” tha ai./Indeksonline/