ISA MUSTAFA: VV-SË T’IA LËMË SONDAZHET, NE I MARRIM VOTAT

Isa Mustafa: VV-së t’ia lëmë sondazhet, ne i marrim votat
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se sondazhet “ia lënë” Vetëvendosjes, ndërsa “ata i marrin votat”.

“Ia lëmë LVV-së sondazhet, ne i marrim votat sepse e kemi besimin e qytetarëve.

Me pas qenë me sondazhe moti disa parti ishin bërë të mëdha dhe moti do të qeverisnin me Kosovën.

Ne moti kemi qeverisur dhe kemi qeverisur në mënyrën më të mirë”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se Avdullah Hoti ia ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli dhe ka arritur marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardh në emër të Kosovës.

“Për kandidat për kryeministër e kemi Avdullah Hotin, njeriun e mençur e të urë, që di t’i zgjidhë problemet e qytetarëve të Kosovës.

Hoti është njeri që na solli njohjen nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Duhet t’i votoni kandidatët e LDK-së për deputetë dhe Hotin.

Ky është fati dhe e ardhmja e Kosovës”.

Mustafa gjatë fushatës në Podujevë, tha se “ata që e kanë thyer qafën e janë larguar nga LDK nuk mund ta marrin trashëgiminë e Ibrahim Rugovës”. /Insajderi