Web Analytics

Ish-banorja e “It’s my home”: Do ta padis babain tim, as sytë s’du me ia pa, ai ma shpif

Botuar nga: InfoKosova

Fituesja e show- it “It’s my home”, Kri Gorasi në ‘’post’’ transmetimin e emisionit mes tjerash ka folur edhe për raportin me babain e saj.

Për të cilin ka thënë se ia shpif dhe as nuk do të ia di fare pë të, shkruan Insajderi.

Madje, Gorasi ka thënë se do të padisë atë për shpifjet e bëra publikisht. “As nuk du me fol për të, fare, e vetmja gjë që do bëjë është të hedh në gjygj. Le t’flasi çka t’dojë, le t’bëjë çka t’dojë mu nuk m’intereson. Se që shpik budalliqe dhe flet budalliqe me konkurrentët tjerë unë se pranoj”, ka thënë ajo.

Ai në mesin e deklaratave të bëra publikisht ka thënë edhe që Kri i ka dërguar atij video duke gjate mardhënies, gjatë qëndrimit prej 105 ditë në show ajo ka deklaruar se babai e ka dërguar atë në jetimoore së bashku me motrën e saj më të madhe.

Dhe më pas ato janë adoptuar nga tezja e tyre.

Si fituese e çmimit të madh, Gorasi ka thënë se në banesën e saj të re përveç që do të marrë motren e saj më të madhe për të jetuar bashkë, do t’i hap derën edhe tre fëmijëve tjerë të babait, siç i referohet ajo, të cilët aktualisht janë në jetimore.

“Gjëja që du më së shumti është të marrë motren time. Por, unë e di se çka është të jesh në jetimore dhe kur babai im nuk ka qenë për mua ai nuk ka qenë as edhe pë ata fëmijë. Kështu që, normalisht që po”, ka shtuar ajo./insajderi

Shiko videon:

 

Të FUNDIT