Ish-deputetit të Vetëvendosjes i hyjnë hajnat, ja çka i vjedhin

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Fitim Uka ka bërë të ditur se dikush ia ka thyer derën e klinikës së tij ku edhe ka vjedhur një televizor dhe disa gjëra tjera.

Ai ka thënë se këtë sqarim po e bën, me që i kanë shkruar disa persona për ta pyetur për këtë çështje.

“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time.

Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla.

Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka thënë ai./kOSOVARJA/