Ish-deputeti tregon tmerrin me Covid-19: Për 1 javë m’ka “shtri për toke”

Ish-deputeti dhe zyrtari i LDK-së, Lutfi Zharku është shëruar nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka treguar se përkujdesje të veçantë kishte nga familjarët e tij.

“U “ktheva” pas 20 ditesh…

E “munda”, por nje jave m’ka “shtri per toke”!

Me fat qe pata perkujdesje te panderprere ne shtepi nga bija ime doktoreshe, Donika dhe kunata ime infermiere, Zejnepja.

Respekt pa fund per te gjithe ata miq e familjare per kujdesin qe treguan.

Ruane shendetin”, ka shkruar ai.