Ish deputetja e PDK-së pasi tha që i ka vdekur nëna nga COVID-19, e ndryshon njoftimin

Sot ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetes së PDK-së, Teuta Hadri.

Këtë e bëri të ditur vetë politikania, e cila në llogarinë e saj në Facebook njoftoi se e ëma “iku duke luftuar me sëmundjen e këtij shekulli – COVID”.

Por, një orë më pas, Hadri e ka ndryshuar postimin e saj, duke e larguar pjesën ku përmendej virusi në fjalë.