Ish-diplomati: Qeveria e Kosovës gaboi që lejoi dasmat, i vetmi shpëtim – kujdesi individual

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vendimit për lejimin e dasmave nga 1 korriku.

Sipas tij, ekzek.utivi i vendit është dashur t’i ashpërsojë masat, e jo të marrë këso vendime.

Në dasma me maska.

Qeveri e Kosovës, a je ne vete se çfare je duke bë.

Në vend se të ashpërsohen masat e mbrojtjes nga COVID-19, ju po shkoni në drejtim kundërt.

Tani si po duket i vetmi shpëtim do të jetë kujdesi individual i çdo qytetari të Kosovës.

Por, duke e pa se çfarë vetëdije kemi, kjo vështirë se do te kryej punë.

N’dorë të Zotit”, ka deklaruar Peci.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se është lejuar mbajtja e dasmave.

Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, është shprehur ai. /Indeksonline/