Ish e fejuara e Granitit, dikur ka qenë pjesë e këtij seriali të njohur vendor

Mbrëmë në mediet rozë u zbulua ish e fejuara e Granit Canës, konkurrentit VIP në Big Brother Albania.

Vajza në fjalë quhet Adelina, dhe profesioni i saj është farmaciste.

Por, ani pse me profesion farmaciste, Adelina merret me aktrim.

Dikur ajo ka qenë pjesë e serialit të njohur vendor “Schengen Visa”, bashkë me emra tjerë shumë të njohur.

Ndryshe, sipas burimeve të afërta me ish-çiftin, Graniti dhe Adelina kanë bashkëjetuar dhe për një vit kanë qenë të fejuar./Reporteri