Ish futbollisti anulon dasmën me modelen 20 vite më të re, ja përse

Dy muaj më parë ish futbollisti i Argjentinës Claudio Caniggia u fejua në Meksikë me modelen 20 vite më të re Sofía Bonelli.

Ata u shprehen se hapi tjetër i rradhës do të jetë dasma e tyre.

Por një vendim i papritur erdhi nga çifti i shumëpërfolur.

Ata kanë vendosur që të anullojnë dasmën e tyre dhe ky anulim nuk ka të bëjë me lidhjen e tyre por për shkak të punës së ish futbollistit.

Mediat argjentinase janë shprehur:

‘Asnjë krizë nuk ka në mes tyre.

Kjo është për shkak të një problemi pune.

Ata do të qëndrojnë në Punta dell’Este për një kohë sepse Claudio ka një projekt futbolli’.

Ideja e çifiti është që të japin përpasi punës dhe më pas të përgatiten për dasmën e tyre që do të mbahet në Buenos Aires.

Në të njëjtën kohë, Claudio Paul dëshiron të zgjidhë dhe çështjet e pazgjidhura me ish-gruan e tij Mariana Nannis që të fillojë një jetë të re të qetë.

Kujtojmë që Caniggia ka mbushur 53 vjeç dhe nuk ka qenë kurrë kaq i lumtur:

“Jam shumë e lumtur që jam 53 vjeç, nuk kam frikë nga kalimi i viteve. Jam shumë e lumtur me Sofjen ” është shprehur ish futbollsti.

Shiko Fotot: