Ish-kandidati I VV-së i reagon Haradinajt: Rri në shtëpi, mos shpërndaj viruse

Ish-kandidati për deputet nga VV-ja, Mirsad Shkreta ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mbrëmë në një debat televiziv.

Haradinaj dha kritika se Kurti e emëroi Shkretën në bordin e SHSKUK-së në mënyrë politike.

Postimi i plotë:

Ish-Kryeministri tashmë përjetësisht i tillë e ka ngatërruar Bordin e Shskuk me Bordet e Ndërmarrjeve Publike sepse aty mban mend ai konkurset e “kurdisura” e marrëveshjet e PAN-it për ndarje postesh.

Për të gjithë ata që nuk e dinë më duhet të sqaroj se një anëtar nga shtatë që janë në Bord të Shskuk delegohet nga Ministri i Shëndetësisë sipas Statutit.

Këta që i japin mësim duhet ta sqarojnë se nuk janë sinonime “emërimet” e “punësimet”.

E mirë është ,,Rambo” me nejt kah shpia e mos me shpërnda spërkla e virusa.

E neve na mbetet që të VVazhdojmë të punojmë!

#RespektoniUdhëzimet