Web Analytics
BallinaIsh-këshilltari i Isa Mustafës, akuzon rëndë VV-në për ofertën e fundit

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, akuzon rëndë VV-në për ofertën e fundit

Besnik Berisha, ish-këshilltar i kreut të LDK-së, Isa Mustafa, e ka analizuar ofertën e fundit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas të cilës, rritet numri i ministrive në 14 dhe LDK-ja i merr 6 prej tyre.

Berisha thotë se LDK-së do t’i bie keq edhe nëse e pranon ofertën e VV-së edhe nuk e pranon.

Sipas tij, nëse pranohet, del që LDK-ja u tregua deri tash e pangopur dhe po pranon vetëm kur po i jepet një post më shumë.

E nëse nuk e pranon, avokati shkruan se LDK-ja do të sulmohet nga VV’ja kur vendi të shkojë në zgjedhje.

Ai ka thënë se deri të premten ose bëhet Qeveria ose vendi shkon në zgjedhje.

Postimi i plotë:

VV-ja e shtin edhe nje here ne gerrshone LDK-ne:

Nese LDK pranon oferten e fundit, atehere ne publik do te shihet si parti grykese qe u ngi me 6 ministri dhe se hallin e kishte te rritja e pazarit.

Nese nuk e pranon oferten dhe vendi shkon ne zgjedhje, atehere shigjetat, sidomos te VV-se, do te drejtohen serish kah partia e Isa Mustafes.

Do t’ju thone se me gjithe thyrjen e premtimit per 12 ministri dhe rritjen e numrit ne 14 per te kenaqur apetitin e LDK-se, kjo parti nuk pranoi t’i jepte Kosoves “koalicionin e shpreses”.

Tash i mbetet Isa Mustafes me nenkryetaret e tij qe t’i gjejne fjalite me te bukura per t’ia kthyer pergjigjen Albin Kurtit, pa marre parasysh a eshte pranim a refuzim i ofertes.

Deri te premten Kosova o behet me qeveri te re o vendi shkon ne zgjedhje te paprecedenta deri me tash.

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit