Ish-konkurrenti hedh të tjera akuza për Përputhen: Ja për çka i detyruan Anën dhe Shqipe

Erjon Geca, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ka qenë ndër të paktët që ka mbështetur teorinë se Tean dhe Andin i ka detyruar produksioni të dalin bashkë si çift nga “Për’puthen”.

Ai ka deklaruar se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe sh.antazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

Gjithashtu ai ka rrëfyer se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se sipas Erjonit, stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin.

Sot ai publikoi dhe një bisedë me opinonistin Arjan Konomi, i cili i kishte treguar se i kanë prerë të gjitha fjalët në emision.

Së fundmi Erjoni i ka dalë kundër edhe Ana Lleshit, ish-konkurrentes së ‘Për’puthen”.

Kjo e fundit deklaroi gjatë ditës së sotme se Tea dhe Andi kanë dashur vetë që të ndjekin këtë lojë të pistë dhe se produksioni nuk ka detyruar askënd për asgjë.

Mirëpo Erjoni është shprehur në një postim në Instagram se ka qenë pikërisht produksioni i “Për’puthen” ai që ka detyruar Anën dhe Shqipen të largonin nga programi atë dhe Renaton muaj më parë.

Madje ai ka shtuar se vajzat i kanë mbushur sytë me lot kur kanë thënë emrat e tyre, por kjo pjesë është prerë dhe nuk është transmetuar në ekran.

“Trego te verteten TI qe moret udhezimin per te eleminuar @ic3d_hps dhe mua Edhe pse as ti dhe as @shqipehysenaj nuk donit madje jane prere skenat qe shqipja mbushet me lot dhe ti syte po ashtu per kte eleminim le ta nxjeri te plote daljen tone produksioni dhe kuptohet se eshte bere me detyrim pasi jane kthyer xhirimet per te dyten here qe tu dali sic deshen ata ju nuk deshet kto eleminime por duhej bere pasi kerkoi produksioni kte gje ky quhet detyrim nrm ti do e mbrosh se te mbajten afer kur ishte nevoja dhe do e mbrosh ske faj ti”, shkruan Erjoni./express