Ish konkurrenti i ‘Përputhen’: Produksioni duhet të ndiqet penalisht për mashtrim dhe shantazh ndaj konkurrentëve

Skandali Tea-Beart-Andi ka nxitur reagime të shumta në publik, ngase rreth të vërtetës thuhen dy anë si nga produksioni ashtu nga konkurrentët,

Lidhur me këtë ish-konkurrenti i Përputhen, Erjon Geca me anë të disa postimeve ka deklaruar se produksioni e dinte për lidhjen e Teas me Beartin.

Me anë të një tjetër postimi, ai tha se produksioni kishte nisur proces gjyqësor ndaj Beartit, por e kishte dalur ky, ndërsa thotë se pikërisht produksioni duhet të paditet.

“Po po e keni cuar @beartrexhepi ne proces gjyqsore por merni info tek produksioni se kush kishte nderhyre per te terhequr ate proces se mduket isha un ai qe zbuta marrdheniet e paleve produksioni e di kete gje le ta mohoje po deshi.

Dhe pas nje marreveshje procesi u anulua dhe tani na thot produksioni se spaska cuar asnjerin ppffff kot e keni sa me shm mundoheni te dilni te paster aq me teper do ndoteni.

Eshte produksioni qe duhet te ndiqet penalisht per “mashtrim per arsye perfitimi”- “prishje imazhi” shantazh ndaj konkurrenteve”, shkroi ai./express