Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’ flet për fenomenin Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Kryefjala e kohëve të fundit në mediat online ka qenë saga e historisë më të përfolur Bora – Donald – Beatrix, dashur pa dashur personazhe të njohur të ekranit janë përfshirë në këtë histori, por ka edhe nga ana që japin mendimin e tyre për këtë çështje.

Sakaq, kështu ka bërë edhe ish-konkurrentja e programit të dashurisë ‘’Për’puthen’’ Sindi Loci, së fundmi, ajo ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në llogarinë e saj personale në Instagram, teksa njëri nga ata e pyet se çfarë mendimi ka për Borën dhe Donaldin.

‘’Mendoj se është bërë një super temë e madhe nga mediat dhe të gjithë që duan patjetër të shohin romancë, secili duhet të shoh jetën e vet pa e diskutuar më këtë temë realisht se është bërë e lodhshme për të gjithë, jo vetëm ata, s’e s’ia kemi idenë se çfarë bëhet për lajme dhe çfarë është e vërtetë’’– ka shkruar Loci.

Në një deklaratë të para disa ditësh Sindi e ka cilësuar Bora Zemanin si një person të ftohtë./panoramaplus/