Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u formua mes saj, Mevlan Shabës dhe Antonela Berishës.
Por çdo gjë ka mbetur në të kaluarën tashmë, pasi ish-konkurrnetja duket se ka gjetur dashurinë, pak nditë më parë u raportua se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, i dashur i Prengës siç konfirmuan burime për “Prive” nuk i përket fushës së shoëbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.
Dhe me sa duket ka ardhur edhe konfirmimi i vetë Ledjanës, e cila në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram u pyet: “Çfarë të pëlqen më shumë nga Kosova?”, ajo nuk hezitoi të përgjigjej duke shkruar: “Djemtë e Kosovës”, pa dhënë detaje mbi personin që i ka marr zemrën.
Gjithashtu ajo u pyet nga një tjetër ndjekës nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, ajo nuk u përgjigj konkretisht as me “Po” ose “Jo”, por thjesht me një emoji, duke i lënë kështu dyshimet e hapura se në të ardhmen mund të bëhet pjesë e reality-showt që do nisë në shtator në Kosovë./panorama