Ish-kryeministri Majko në krah të Thaçit dhe Veselit: UÇK-ja është luftë për liri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, që ishte në këtë post gjatë luftës së fundit të Kosovës dhe mirëpritësi i refugjatëve kosovarë, ka dalë në krah të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së Kadri Veselit pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte.

Ai tha se beson se UÇK-ja bëri luftë për liri, njofton Klan Kosova.

“Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka vendosur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”.

Është ligji i agresorit mbi viktimën.

Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”.