Majlinda Zeka është kthyer në një nga vajzat më të njohura në rrjetet sociale që pas ndarjes së saj nga reperi Majk.
Modelja komentohet shpesh për jetën luksoze dhe pushimet e shpeshta që bën, së fundmi Majlinda së bashku me djalin e saj Roan, ndodhen në Turqi, ku po shijojnë disa ditë relaksi.
Kjo vihet re edhe nga postimet e blogeres në Instagram, e cila si gjithmonë nuk harron të të mbajë të informuar ndjekësit e saj.
Ish-partnerja e Majk pa postuar disa foto nga pushimet e saj, ku duket shumë në formë, teksa mban veshur një palë bekini ngjyrë rozë, “Disa momente të ditës,”-shkruan Majlinda krahas fotove.