-2.4 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina SPORT Ish-trajneri zviceran flet për kosovarin e parë që përfaqësoi Zvicrën

Ish-trajneri zviceran flet për kosovarin e parë që përfaqësoi Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur një ecuri fenomenale që prej ardhjes së Bernard Challandes.

Pas triumfit në Ligën e Kombeve, “Dardanët” ishin edhe afër kualifikimit në ‘Euro 2020’ nga cikli eliminator.

Por, që këtë mund ta arrijnë nga dy ndeshjet e mbetura në Ligën e Kombeve në muajin mars.

Ish-ndihmëstrajneri i Zvicrës, Michel Pont, ka mbetur i mahnitur nga Kosova.

Në mes të tjerash, ai thotë se ka disa miqë në Kosovë, duke përmendur këtu edhe Arbnor Morinën, ish-futbollistin e FC Prishtinës dhe aktualisht drejtorin sportiv të Flamurtarit.

“Kam shumë miq kosovarë këtu në Gjenevë dhe i pari me të cilin kontaktova me dikë nga Kosova ishte Arbnor Morina”, ka thënë fillimisht Pont në ‘Arena Sportive’.

Tutje, ai ka folur edhe për shqiptarin e parë nga Kosova që pranoi ta përfaqësojë Zvicrën.

“Kosovarët janë të çmendur pas futbollit.

Lojtari i parë te ne nga Kosova ishte Milaim Rama, i cili mbante numrin 9 dhe shënonte shumë gola”, vlerësoi Pont.

“Ishte shumë krenar dhe i këndshëm, shumë i mirë dhe gjithmonë i qeshur.

Ai ishte krenar që përfaqësonte komunitetin kosovar në Zvicër”, shtoi ai në mes të tjerash.

608,992FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Electra është 46 vjeçe, por trupi i saj tregon ndryshe

Carmen Electra ka treguar se është duke i shijuar pushimet e saja tropikale dhe këtë e ka bërë përmes postimit të fotografive në rrjetet...
web
analytics