Ish-z/kryetari i Vitisë, Xhevat Bislimi, kërkon të ndalohet gjuha arabe në rituale fetare: Hoxhallarët janë rekrutuar kundër gjuhës shqipe!

Ish zëvendës kryetari i Vitisë, Xhevat Bislimi nëpërmjet një shkrimi në Facebook kërkon që të ndalohet gjuha arabe në ritualet fetare.

Sipas mendimit të tij, hoxhallarët janë angazhuar për kundë gjuhës shqipe.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Xhevat Bislimit.

Të jetosh si Shqiptar e të vdesësh si Arab

Ky eshte paradoksi, kjo eshte fatkeqesia e nje pjese te madhe te shqiptareve qe linden nga prinder shqiptare, rriten, edukohen e jetojne shqiptarisht, kurse, kur te vdesin, varrosen arabisht, greqisht, etj.!

Duket e pabesueshme, por e verteta eshte kjo… Para tri dite vdiq veprimtari dhe veterani i çeshtjes shqiptare, i burgosuri politik, njeriu dhe shqiptari i mire, Sabit Rexhepi… Ka me shume se tridhjete vite qe jam njohur me te.

E kane njohur, kush me shume e kush me pak, edhe qindra shoke tjere.

Nuk besoj qe dikush nga keta shoke e bashkeveprimtare, veç nese do te genjej, mund te thote qe shqiptari Sabit Rexhepi do te donte te varrosej arabisht…

Pse nuk respektohet nga familja, nga bashkeveprimtaret, nga farefisi e nga kleri identiteti dhe dinjiteti kombetar e gjuhesor i te vdekurit dhe i te gjalleve qe marrin pjese ne varrimin e bashkekombesit te tyre?!

Me ç’te drejte fyhet e perbuzet deri ne kete shkalle percaktimi, ndjenja, bindja, veprimtaria dhe angazhimi jetesor i shokeve tane atdhetare e luftetare te pathyeshem per gjuhe, flamur, kulture, liri, dinjitet e identitet shqiptar?!

Respekt per gjuhen, kulturen, traditen e veshjen arabe, gjermane, greke, amerikane, etj., por shqiptari ka gjuhen, kulturen, traditen, veshjen dhe identitetin e tij autokton kombetar!

Te qenit shqiptar ishte dhe eshte vullnet i Perendise-Zotit, siç ishte dhe eshte vullnet i Tij edhe te qenit arab, gjerman, etj..

Prandaj, te mohosh gjuhen shqipe ne lutje, ne jete e ne vdekje ke mohuar vullnetin e Zotit.

Nuk ka mekat me te madh, edhe ne kuptimin fetar, se sa shqiptari ose shqiptaret ta varrosin shqiptarin ne gjuhe te huaj, te luten e te predikojne ne gjuhe te huaj…

Kthjelluni vellezer shqiptare e mos mekatoni duke dalur kunder vullnetit dhe deshires se Krijuesit!

Kleri shqiptar per asnje çmim nuk duhet ta mohoje dhe perbuze gjuhen e Zotit, gjuhen shqipe!

Nje pjese e klerit shqiptar eshte rekrutuar, siç eshte rekrutuar edhe nje pjese e politikaneve dhe e inteligjencies, dhe po bejne punen e qoftelargut, duke i vene kazmen gjuhes dhe identitetit kombetar!

Keta mekatare e mercenare, qe vishen me petkun e fetarit, te politikanit, “atdhetarit”, intelektualit…, nuk duhet te gezojne respektin e popullit shqiptar.

Keta duhet te tregohen me gisht dhe te perbuzen nga shqiptaret.

Ata qe mohojne dhe nuk nderojne me perulje gjuhen e ëmbël shqipe duhet te shihen e tregohen me perbuzje nga te rinj e te vjeter…

Bashkesite fetare shqiptare duhet urgjentisht te ulen ne nje Kuvend te Madh dhe te pajtohen qe gjuhe e xhamise dhe e kishes, gjuhe e lutjes dhe e predikimit e gjuhe e Zotit per besimtaret shqiptare te jete VETËM gjuha shqipe!

GJUHA NË RREZIK KOMBI THËRRET!