‘’Ishe në emision dashurie dhe fsheh të dashurin’’, Sindi flet për lidhjen e saj të deklaruar

Para pak javësh Sindi ka deklaruar se ka filluar një lidhje dashurie me një njohje jashtë programit.

Ish-konkurrentja nuk ka zbuluar asgjë më shumë duke dashur që ta mbajë të fshehtë djaloshin që i ka marrë zemrën, pikërisht për të është pyetur nga percjellesit në një bisedë në Instagram.

‘’Pse s’tregon të dashurin kur ke qenë në një program dashurie dhe të kanë parë 1 milion shqiptar?’, ishte pyetja drejtuar Sindit, e cila iu përgjigj publikisht.

‘’Pikërisht sepse e di shumë mirë se si është nëse bëj çdo gjë publike tani, më vonë mbase,  për momentin dua të shijoj çdo moment pa asnjë sy rreth e rrotull’’, ka shkruar Sindi.