“Ishim më mirë se Real Madridi”, Xavi i kënaqur me fitoren e Barcelonës në El Clasico

Barcelona ka bërë disa nënshkrime të profilit të lartë këtë verë dhe pas mposhtjes së Real Madridit, do të jetë e vështirë për shumë skuadra të kundërvihen ndaj ekipit nga Camp Nou.

Blaugranët mposhten Real Madridin me rezultat 1-0 në Las Vegas të dielën në mëngjes me një gol mahnitës nga Raphinha.

Në ndeshje, pati debutim edhe për Robert Leëandoëskin.

Duke folur pas ndeshjes, menaxheri Xavi Hernandez ishte në humor dhe optimist përpara sezonit të ri.

“Jemi ndjerë mirë.

Gjëja më pak e rëndësishme është fitorja, por ne katalunasve na pëlqen ta mposhtim Real Madridin.

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, e dyta më pak e mirë. Skuadra duket e mirë fizikisht”, ka thënë fillimisht Xavi për Diario AS.

“Pashë një Barcë të mirë, por ne duhet të jemi më të besueshëm në zonë.

Ne ishim më të mirë se Real Madridi”.

“Jam i kënaqur, përtej rezultatit.

Arrita ta shijoj edhe në stol.

Ne po krijojmë një sasi të madhe eksitimi mes katalunasve

Për ne është një fitore e rëndësishme”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Fjalët e Xavit konfirmohen edhe nga fakti se El Clasico nuk luhet, por fitohet dhe këtë e tregoj edhe përleshje mes lojtarëve, edhe ,pse një ndeshje miqësore. /Telegrafi/