“Ishte gati të qante”, Gates flet për herë të parë për divorcin

Më në fund Bill Gates thyen dhe flet për divorcin, pas fjalimit të mbajtur për ndryshimin e klimës në takimin vjetor të biznesmenëve dhe politikaneve në Wall Street dhe Silicon Valley në SHBA miliarderi u pyet nga reporterët për ndarjen e bujshme.

Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij ai dukej pak emocional për këtë,  ishte gati gati të qante, u shpreh një nga pjesmarrësit në këtë takim, sipas “New York Post”.

Burimi shtoi se Gates nuk e përdori fjalën “marrëdhënie ” kur fliste për fundin e martesës së tij.

Sidoqoftë, jo të gjithë të pranishmit u impresionuan nga qëndrimi i Gates, pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda, po qa.rkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht ndërkohë që nuk dihen të sakta shkaqet e ndarjes.