Web Analytics

Ishte ‘live’ në ‘TikTok’, ish i dashuri i Rina Balaj sumlohet brutalisht

Botuar nga: InfoKosova

Sin Boy, reperi nga Greqia, njihet edhe në Kosovë, pasi kishte lidhje me Rina Balajn.

Së fundi, ai po komentohet dhe është bërë viral në rrjete sociale, pas një sulmi fizik që ka pësuar.

Teksa ishte në një sallon flokësh në Athinë, reperi kishte vendosur të hynte live në ‘TikTok’.

Gjatë transmetimit atij i ndodhi e papritura teksa u sulmua egër nga persona të maskuar.

Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen të paktën dy burra të veshur në të zeza dhe me maska në fytyrë që futen në sallon dhe e sulmojnë papritur Sin Boy-n.

Ata fillojnë ta grushtojnë dhe ta godasin me stol, çka bën që Sin Boy të rrëzohet në dysheme në përpjekje për të mbrojtur veten.

Punonjës të sallonit u përpoqën të ndërhyjnë, duke u munduar të ndalnin dhunën nga dy agresorët, ndërsa situata në video shfaqet të jetë kaotike dhe e papritur.

Këto skena janë kapur gjatë transmetimit live dhe tashmë po qarkullojnë gjithandej./Lajmi/

Të FUNDIT