Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/2020, organizata humanitare Islamic Relief Kosova ka dhuruar gjithsej 1100 çanta për fëmijët jetim, shkruan “InfoKosova”.

Organizata humanitare para se të fillonte ky vit shkollor bëri thirrje nëpër rrjetet sociale te të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për të blerë çanta shkollore për fëmijët jetim.

E duket se kësaj thirrjeje të organizatës në fjalë iu kanë përgjigjur shumë qytetarë me vullnet të mirë.

Edhe zyrtarisht është bërë shpërndarja e çantave shkollore për fëmijët, këtë e mësuam përmes një postimi tjetër që organizata humanitare Islamic Relief Kosova e kishte bërë në Facebook.

Aty shkrunin: “1100 çanta për 1100 fëmijë jetim! 

Të nderuar, kësaj here për dallim nga vitet e kaluara, numri i çantave që kemi shpërndarë është trefishuar, e gjithë kjo fal donacioneve që ju keni dhuruar.

Stafi i Islamic Relief dhe të gjithë fëmijët jetim ju falenderojnë nga zemra!”, ku dhe shiheshin në fotografitë e publikuara fëmijët me kujdestarët e tyre duke i marrur çantat për shkollë./InfoKosova/