Ismet Beqiri brenda ditës emërohet në dy pozita – Nënkryetar i LDK-së dhe zëvendësministër në MKRS

Ismet Beqiri gjatë ditës së sotme është emëruar në dy pozita, ai është zgjedhur nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Beqiri ka premtuar se besimi e dhënë për dy detyrat partiake dhe qeveritare do ta përkthej me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

“Miq të dashur, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

“Po ashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Nder i veçantë dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të udhëhiqet nga Vlora Dumoshi (LDK)./Telegrafi/

Miq të dashur,Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas…

Gepostet von Ismet Beqiri am Freitag, 21. Februar 2020