Italia lehtëson kufizimet nga 4 maji

Italia do të lehtësojë një numër kufizimesh lidhur me koronavirusin nga data 4 maj, duke lejuar qytetarët të bëjnë më shumë sporte në natyrë dhe të ushtrohen pranë shtëpive, deklaroi kryeministri, Giuseppe Conte.

Conte bëri njoftimin në Romë ndërsa prezantoi planin e qeverisë për rihapjen graduale të vendit pas disa javësh masa të rrepta izolimi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Italia, një nga vendet më të goditura në Europë, ka qenë nën izolim më gjatë se çdo komb tjetër perëndimor dhe ka numëruar më shumë se 26 000 vdekje dhe rreth 200 000 raste të infektuara.