-2.4 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina LAJME Izraeli shpik sistemin që parashikon tërmetet 4 orë përpara

Izraeli shpik sistemin që parashikon tërmetet 4 orë përpara

Do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen.

Sipas “Mediafax”, sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës.

I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale, pas testimeve fillestare të zhvilluara në Turqi dhe Greqi, me përqindje të lartë suksesi.

Në fazën e ardhshme sistemi do të testohet në një prej zonave sizmike më aktive të Europës, në Vrançë.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik ai do të nisë punën në gjysmën e parë të vitit 2020, kur do të fillojë t’u sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar se si funksionon sistemi në praktikë.

“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione ekstremisht të besueshme minimalisht 4 orë para.

E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi maksimumi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë.

Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%, transmeton Blic.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane me një magnitudë mesatare prej 2,58 i shkallës Rihter.

Duke konsideruar këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter.

608,992FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Electra është 46 vjeçe, por trupi i saj tregon ndryshe

Carmen Electra ka treguar se është duke i shijuar pushimet e saja tropikale dhe këtë e ka bërë përmes postimit të fotografive në rrjetet...
web
analytics