Ja çfarë do të thotë sipas besëtytnive popullore kur dridhen qerpikët e syve

Dridhja e qerpikëve është një fenomen që mund t’i ndodh secilit.

Kultura të ndryshme e komentojnë në mënyra të ndryshme këtë fenomen:

Kinë

Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe.

Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.

Indi

Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti.

Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.

Ballkan

Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë – parashenjë e keqe.

Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.

Në vende të tjera

Megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm – lidhje e miqësive të reja.

Qerpiku i sipërm i syrit të majtë – lindje e djalit në shtëpi, ndërkaq i poshtmi – lajm i keq.