Web Analytics
BallinaUncategorizedJa çfarë thoshte Setien, trajneri që po merr drejtimin e Barcës, për...

Ja çfarë thoshte Setien, trajneri që po merr drejtimin e Barcës, për Lionel Messin, në vitin 2019

Quique Setien pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Barcelonës.

Çështja e shkarkimit të Ernesto Valverde tashmë ka mbetur vetëm formalitet, i cili prite të kryhet në më pak se një orë.

Mediet spanjolle kanë bërë të ditur se zëvendësuesi i Valverde do të jetë Quique Setien.

Setien ka një simpati për stilin e lojës së Barcelonës, por edhe për Lionel Messi, për këtë të fundit që jepte edhe disa deklarata interesante në vitin 2019.

“Ditën kur Messi do të pensionohet, unë do të filloj të qajë për tërë jetën” ka thënë Setien, në vitin 2019, në muajin maj.

Quique Setien tashmë do të ketë mundësinë që të punojë me argjentinasin e Barcelonës. /Lajmi.net/

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit