Ja cilat janë kafshët më inteligjente sipas Kuranit

Kurani dhe Suneti i Muhamedit flasin për gjërat kryesore të natyrës: ujin,Tokën faunën dhe florën si dhe kohën.

Gjashtë sure në Kuran mbajnë emrin e një gjallese: El-Bekare (lopa), Neml (milingona), El-Fil (elefanti), Nahl, (bleta), Ankebut (merimanga), ndërsa bota shtazore në Kuran dhe hadith përmendet në kontekste të ndryshme.

Janë të shumta urtësitë e përmendjes së kafshëve në Kuran dhe hadith.

Ato përfshijnë edhe urtësitë e natyrës sheriatike, sepse me statusin e kafshëve lidhen edhe disa norma fikhore, duke filluar që nga konsumimi i mishit të tyre, shfrytëzimin e tyre për gjueti, mbajtjen në pronësi, etj.

Në vazhdim do të përmendim 16 kafshët dhe insektet e përmendura në Kuran, duke shkruar edhe disa ajete në të cilët këto përmenden:

Bleta

“Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke i thënë):

Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!”

Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që persiatin.

Lopa

“(Shërbëtori) i tha:

“O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata.”

Deveja

“Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! (Gashijeh, 17).

Elefanti

“Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit.”.

Merimanga:

“rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi.

Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës.

Veç sikur ta dinin!”.

Kuajt

“Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara.

Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”

Gjarpri

“Hidhe shkopin tënd!”

Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejt, pa shikuar pas, ndërsa iu tha:

“O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.”.

Shpendët

“A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.”

Dhent

“Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?”

Ai u përgjigj:

“Ky është shkopi im, me të cilën mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë tjera.

Qeni

“Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë.

Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në krah të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës.

Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika.

Sorra

“Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha:

“I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëlla?!” E u bë nga të penduarit.

Gomari

“(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.

Milingona

“Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkel Sulejmnai dhe ushtria e tij, duke mos ju parë!”.

Dhitë

“Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy lloje për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?”. Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!

Balena

“Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.” .

Miza

“O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edh ai të cilit i përgjërohen (idhulli).