Ja cilat shtete lexojnë më së shumti në botë !

Sipas një sondazhi online të realizuar nga GFK – një kompani gjermane e marketingut, populli kinez lexon më së shumti libra në vit.

Sondazhi ka përfshirë 17 shtete. Rusët janë renditur në vendin e dytë dhe pas tyre spanjollët.

59 për qind e rusëve lexojnë libra çdo ditë ose së paku një herë në javë.

Në Kinë, kjo shifër shkon në 70 për qind, ndërsa në Spanjë 57 për qind.

Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore, ku rreth 16 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk lexojnë libra, asnjëherë.