Ja cili shtet e ka internetin më të shpejtë dhe më të ngadalt në botë dhe në cilin vend është Kosova?

Në një kohë kur një zhvendosje masive për të punuar nga shtëpia ka nxjerrë në pah rëndësinë kritike të lidhjeve të shpejta në internet, ndërmjetësi i shërbimeve Cable ka publikuar një studim global të shpejtësive me bandë të gjerë në të gjithë botën.

Për të përpiluar “Worldwide Broadband Speed ​​League 2021” të re, studiuesit testuan shpejtësinë e internetit me bandë të gjerë në 221 vende dhe territore në të gjithë botën.

Sa i përket renditjes, Jeresy është vendi ku përdoruesit e internetit gëzojnë shpejtësinë mesatare më të shpejtë në botë, dhe ka një shpejtësi mbresëlënëse prej 274,27 Mbps.

Në fund të tabelës është Turkmenistani që ofron vetëm 0.50 Mbps, e cila është 394 herë më e ngadaltë se shpejtësia për Jersey, transmeton InfoKosova.

Në terma praktikë, kjo do të thotë që të shkarkosh një film 5-gigabajt me definicion të lartë, i cili do të zgjaste më pak se tre minuta në Jersey, do të duhet më shumë se 20 orë e 31 minuta, për të përfunduar në Turkmenistan.

Ndërsa sa i përket Kosovës, ajo është në vendin e 81, Shqipëria në pozitën 96, Mali i Zi në vendin 57, Kroacia në vendin e 46 dhe Maqedonia e Veriut në vendin 107.

Nuk është për t’u habitur, shumica e vendeve me lidhjet mesatare më të shpejtë janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë përkatësisht të 14 dhe 24 në renditje me shpejtësi mesatare prej 92.42 Mbps dhe 79.96 Mbps./InfoKosova/

Këtu është lista e 10 vendeve më të mira në botë me shpejtësinë mesatare më të shpejtë të internetit:

Jeresy

Lihtenshtajni

Islanda

Andorra

Gjibraltar

Luksemburgu

Zvicra

Hong Kong

Monako

Hungaria.

Këtu është lista e 5 vendeve më të dobëta në botë me shpejtësinë mesatare më të ngadalt të internetit:

Turkmenistani

Jemeni

Etiopia

Guinea Bizau

Guinea Ekuatoriale.