Ja ku na qenka frymëzuar Sara për emrin e Poem Blu!

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve në rrjete sociale t’i bëjnë pyetjet për të cilat janë më tepër kuriozë dhe duket se njerëzit ende s’i kanë larë “hesapet” me emrin e Poem Blu.

Ndaj, mami Sarën ende e pyesin nga erdhi ky emër dhe kush e frymëzoi.

Në fakt, njëri prej fansave u kishte sugjeruar çiftit këtë emër në Instagram, me të cilin ishin dashuruar menjëherë.

Për këtë arsye, mami Sara dhe babi Ledri ranë dakord që fëmijën e tyre të parë ta quajnë Poem Blu.