Miliarderët kanë gjetur një vend interesant ku t’i shpenzojnë milionat e tyre.

Ani pse një pjesë e botës jeton në varfëri të skajshme, miliarderëve nuk iu bën përshtypje kjo gjë!

Lexington, në Kentucky, SHBA vendi i rrethuar nga qindra ferma kuajsh është shtëpia më e madhe në botë e ankandeve për kuaj.

Çdo shtator aty mblidhen të apasionuaroit pas garave dhe kuajve, veçanërisht njerëz të pushtetshëm e sheikë që derdhin miliona për të blerë kuajt 1-vjeçar, që nuk kanë garuar kurrë më parë.

Sipas asaj që shkruan Bussines Insider, vetëm në vitin 2019 dhe konkretisht në ankandin e muajit shtator, blerësit VIP shpenzuan më shumë se 360 milionë dollarë për të blerë 2855 prej këtyre kuajve.

Kuajt më të shtrenjtë të shitur ishin një “American Pharoah” për 8.2 milionë dollarë, që u ble nga “Ehisper Hill Farm” e Mandy Pope, dhe një tjetër prej 4.1 milionë nga Sheiku Mohammed nga Dubai.

“Po flasim për kryeqytetin e kuajve në botë, dhe në të vërtetë është vendi që njihet si i tillë në të gjithë botën”, ka thënë Bill Thomason, president dhe CEO i Keeneland, në një intervistë gjatë shitjes së shtatorit.

Shtëpia e ankandit, që gjendet rreth shtatë milje nga qendra e qytetit thuhet se organizon festa marramendëse për blerësit dhe sponsorët e saj VIP.

Pak ditë më parë sunduesi i Dubait pagoi 4 mln dollarë për një kalë, kurse japonez Yuji Hasegaëa bleu një kalë për prej 1.5 milion dollarësh

Përpara se të kthehen në skenë, kuajt bëjnë një shëtitje rreth hambarit të shfaqjes, një zonë e madhe e mbuluar në natyrë.

Dhe kur afrohet numri i tij, kali dërgohet lartë në një vendkalim dhe pastaj në skenë, ku bëhet shitja, përkatësisht ofertat rreth tij.