Ja ku po i kalon pushimet Rita Ora

Rita Ora po argëtohet me miqtë dhe të dashurin e ri.

Pas një udhëtimi në Ibiza, Rita Ora ka zgjedhur ishujt grekë për ti kaluar pushimet me miqtë e saj dhe të dashurin e ri, Romain Gavras, shkruajnë mediat e huaja.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull të plotë vendit ku po pushon Rita e cila ka zgjedhur Korfuzin dhe një resort që kushton 22,269 dollarë nata.

Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror, dhe mund të presë deri në 14 persona.

Ajo ofron një kinema dhe një ujëvarë e shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti.

Kjo vilë është hapur së fundmi dhe ofron gjithashtu një kuzhinë private portier, një kafene 24 orëshe.

Edhe Rita Ora pas rikthimit në Mbretërinë e Bashkuar do të qëndron e karantinuar për 14 ditë.