Ja kur do ti rikthehet Elita ekranit televiziv

Është ndër moderatorët më të dashura të publikut shqiptar.

Elita Rudi është ndër femrat më me shumë stil dhe me paraqitjet e saj të ëmbla u kujdes që për vite me radhë të hyjë në zemrat e të gjithëve.

Emri i saj mori hov që prej lidhjes me reperin Gjiko me të cilin kanë një djalin të quajtur Zëri, e që janë familje tejet e lumtur.

Prej lindjes Elita iu largua ekranit televiziv duke iu përkushtuar më shumë jetës private dhe duke kaluar më shumë kohë me familje.

Të gjithë ndjekësit ishin kureshtar të dinë se kur do ti rikthehet ajo televizionit pasi mungesa e saj thuhej që vërehej dukshëm.

Siç shihet Elita ka vendosur që shumë shpejt të bëhet përsëri pjesë e ekranit, duke ndarë këtë moment bashkë me fansat e saj. /Kosovarja/