Ja kush ia mbush Leonorës zemrën me dashuri

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret tona e cila karakterizohet si këngëtare serioze, shkruan “InfoKosova”.

Leonora ka bërë shumë këngë të bukura ndër vite për publikun e saj, por më së shumti pëlqehet dhe identifikohet këngëtarja me këngën “A vritet pafajësia”.

Këngë kjo e cila iu kushtua luftës së Kosovës, pikërisht Drenicës së Leonorës.

E si duket Leonora akoma vazhdon ta mbaj qëndrimin e saj si një këngëtare me plotë ndjenja patriotizmi brenda.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e rrethuar me fëmijë dhe në prapaskenë shihet flamuri i Kosovës.

Ndërsa këtë fotografi Leonora e shoqëron me këto fjalë: “Ju ma mbushni zemren dashuri! E ardhmja e Kosoves! #femijettanebekimiyne”.

Si duket fëmijët edhe Leonorës ia mbushin zemrën me dashuri sikurse të gjithëve./InfoKosova/