Web Analytics

Ja për cilin mashkull u rrahën kohë më parë Dafina Zeqiri dhe Xhuli i BBV-së

Botuar nga: InfoKosova

Një deklaratë e Juliana Nura, ka bërë bujë në rrjete.

Xhuli në një bashkëbisedim me banorin Atdhe Xheravina, tha se kohë më parë kishte pasur një konflikt fizik me këngëtaren Dafina Zeqiri, se cila ishte arsyeja nuk e tregoj.

Por nuk ka munguar shumë dhe pikërisht këngëtarja Zeqiri ka bërë një reagim me një story duke iu referuar ngjarës së fundit, shkruan InfoKosova.

“Krva duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë, bo*a bo*a”, shkroi krahas imazhit ku shihet një pjesë nga kënga e saj e fundit.

Në një hulumtim mbi të kalueren “InfoKosova”, ‘zbulon’, arsyen e zënkës së vajzave së showbizit.

Kohë më parë Xhuli ka qenë e afërt edhe me ish-in e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ku u tha se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen.

Në kohën që dolën zërat për një flirt të tyre, vetë Juli reagoi duke e quajtur Krenarin një mik të mirë.

Por duket se në prononcimin e saj, missi u shpreh se në fakt ai i ishte vardisur, por vetë ajo nuk e kishte pranuar, shkruan InfoKosova.

Megjithatë, ajo ishte shkaku pse biznesmeni dhe Dafina i dhanë fund raportit të tyre pak para ndarjes përfundimtare.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt, dhe ka lindur një shoqëri. Kështu, para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, ishte shprehur Xhuli.

Por duket se pas këtyre deklaratave, Juli dhe Dafina patën edhe një përplasje mes njëra-tjetrës.

Fotot e publikuara të ish-missit dhe Krenarit, bën që mes dy vajzave të ketë dhe një përplasje fizike, shkruan InfoKosova.

Vite më parë, të shumtë ishin dëshmitarët e një sherri fizik mes dy vajzave për shkak të Krenarit.

Por pak kohë më pas, Dafina u shpreh se Julin nuk e njihte aspak.

Këngëtarja atëherë u shpreh rreth fotove të partnerit të saj në krahët e një femre tjetër se “ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, kishte përfunduar Dafina./InfoKosova/

Të FUNDIT