Ja përse ju dalin sytë e kuq nëpër fotografi

Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë.

Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant?

Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy.

Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar.

Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit – shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit.

Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq.

Arsyeja se përse keni sy të kuqe mund të jetë se shikoni direkt në lentet e kamerës.

Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke shikuar në një poç elektrik pak momente para se të dilni në fotografi.

Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, gjë që i jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.

Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit.

Njerëzit me lëkurë të ndritshme dhe sy të kaltër ose të gjelbër, kanë tendenca të kenë më pak melaninë dhe janë më të prirë t’ju shfaqet efekti i syve të kuq nëpër fotografi.