Web Analytics
BallinaUncategorizedJa përse ju prishen dhëmbët!

Ja përse ju prishen dhëmbët!

Përafërsisht 2.4 miliardë njerëz vuajnë nga prishja e dhëmbëve.

Ne mund të bëjmë gabime të përditshme në lidhje me kujdesin e duhur të dhëmbëve, pa dijeni.

Por gjëra të tilla çojnë në probleme me dhëmbët.

Janë 7 gabime të zakonshme, që nuk duhet t’i bëni më:

1. Injorimi i erës së keqe të gojës

Era e keqe e gojës nënkupton higjienë të dobët ose sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Ndonjëherë, ne vetë, nuk e ndjejmë erën e pakëndshme, por njerëzit me të cilin po flisni, e nuhasin.

Në këtë rast, dritare.net ju tregon një mënyrë të thjeshtë për ta provuar: Lëpini kyçin e dorës Prisni 10 sekonda Merrini erë dorës.

2. Të pini lëngje, pas larjes së dhëmbëve

Kjo vlen zakonisht për larjen e dhëmbëve në darkë, sepse normalisht pas larjes në mëngjes ju do të pini.

Por pasi të lani dhëmbët në darkë, era e pastës duhet të jetë e fundit në gojën tuaj.

Madje as çaji nuk rekomandohet.

3. Shpëlarja e dhëmbëve pas larjes

Pasi të keni larë dhëmbët, mund ta shpëlani gojën me ujë, por mos e turbulloni.

Ky zakon zvogëlon prishjen e dhëmbëve deri në 25%.

Aroma e pastës është e rëndë, por shumë shpejt do të mësoheni me të.

4. Nuk i lani gjatë sa duhet

Nëse shpenzoni vetëm 30 sekonda duke larë dhëmbët nuk do të keni rezultat të mirë.

Zakonisht duhet t’i lani për 2 minuta.

D.m.th 30 sekonda secila kuadrat.

5. Ushtrimi i forcës kur i lani

Kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve, mos i pastroni duke ushtruar forcë, pasi dëmtoni smaltin.

Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni furçën e duhur për dhëmbët tuaj.

6. Larja e dhëmbëve fiks pas vaktit

Larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies ndikon negativisht për smaltin ju duhet ta shtyni larjen e dhëmbëve tuaj për rreth 30 minuta.

7. Ndërrimi i furçës çdo muaj

Zakonisht rekomandohet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, por e mira është ta ndryshoni çdo muaj.

Ju e dini që furçat kanë baktere, prandaj duhen ndryshuar shpesh.

Rrjetet Sociale

630,828FansaPëlqeje
28,188NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit