Web Analytics
BallinaUncategorizedJa pse disa njerëz i pickojnë mushkonjat dhe disa jo

Ja pse disa njerëz i pickojnë mushkonjat dhe disa jo

Vera erdhi, bashkë me të edhe mushkonjat.

Pavarësisht ilaçeve të ndryshme të përdorura, prapë vështirë të gjendet shpëtim.

Por, a e keni vënë re se disa persona nuk sulmohen asnjëherë prej tyre?

Joseph M. Conlon, këshilltar teknik i Shoqatës Amerikane së Kontrollit të Mushkonjave, shpjegoi se:

“Nuk ka dyshim se disa individë janë më tërheqës për mushkonjat, falë kimikateve të fshehtë dhe në veçanti falë florës së lëkurës së tyre”.

Sipas ekspertëve, 5 janë arsyet e mundshme pse ju sulmojnë mushkonjat:

Jeni shtatzënë

Femrat mushkonja, të cilat sulmojnë, janë të tërhequra pas dyoksidit të karbonit.

Sipas një studimi të realizuar në 2002-in dhe të publikuar në Lancet, femrat shtatzënë në muajt e fundit nxjerrin dioksid karboni 21përqind më shumë se femrat e tjera.

Përpos kësaj, femrat shtatzëne lëshojnë aroma të paqëndrueshme që tërheqin insektet.

Keni djersirë

Acidi laktik, i cili nxirret përmes të djersiturës, është me të vërtet tërheqës për mushkonjat.

Gjithashtu, nëse ju jeni lodhur dhe keni djersirë, edhe temperatura e lartë e trupit tërheq mushkonjat.

Keni grupin e gjakut 0

Ashtu siç ju keni një shije të preferuar, edhe mushkonjat kanë këtë lloj grupi gjaku.

Keni pirë birrë

Pijet alkoolike dhe në veçanti birra janë tepër tërheqëse për mushkonjat që të vinë drejt jush.

Në këtë përfundim ka arritur një eksperiment i bërë në Japoni por shkaqet e kësaj dukurie mbeten të paqarta.

Gjenet tuaja ju bëjnë më tërheqës

Një studim i realizuar tek binjakët identik, ka pohuar se mekanizmat gjenetik ndikojnë nëse jeni një objektiv i mundshëm i mushkonjave ose jo.

Rrjetet Sociale

630,252FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit