Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale.

Megjithatë, sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi që kështu ju ua bëni të mundur mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë të kapen në trupin tuaj.

Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju vendos në një rrezik nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit.